15:41 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Neymar shënon gol të bukur në stërvitje, feston sikur Cristiano Ronaldo

Konsensusi gjeneral është që Neymar e shikon Cristiano Ronaldon si rival, por ylli i PSG-s e ka imituar pesë herë fituesin e ”Topit të Artë” pasi shënoi një gol të bukur në kampin stërvitor të Brazilit.

Pas kampanjës në Kupën e Botës që përfundoi në zhgënjim pas eliminimit në çerekfinale. Dhe tani skuadra po përgatitet për miqësoret me SHBA-të dhe El Salvadorin këtë javë.

Yjet si Gabriel Jesus, Fernandinho, Marcelo dhe Ederson nuk janë ftuar, por lojtari kryesor, Neymar është në formë të mirë në stërvitje, transmeton IndeksOnline.

Ai shënoi një gol të bukur në stërvitje dhe festoi sikur Cristiano Ronaldo, duke kërcyer lart dhe duke brohoritur, ”SIUUU!”.

Në fundjavë, Neymar bëri edhe një festim tjetër interesant në stilin e një ”foshnje” duke qarë si një kundërpërgjigjje për tifozët e Nimesit, të cilët e quajtën brazilianin, foshnje./IndeksOnline/