14:31 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Neymari tregon 5 futbollistët, që do t’i rikthente nga pensionimi

Njëri nga futbollistët më të mirë në botë, Neymari ka zgjedhur pesë futbollistët që do të dëshironte t’i rikthente nga pensionimi.

Braziliani ka zgjedhur Xavin, Lampardin, Gerardin, Beckhamin dhe Henryn si të pëlqyrit e tij.

Në këtë përzgjedhje atij nuk iu lejua të zgjidhte futbollist nga shteti i tij.

Neymari, aktualisht lojtar i PSG-së është i njohur për futbollin e bukur që luan edhe pse forma e tij ka rënë ndjeshëm pas largimit nga Barcelona.

Skuadra franceze pagoi 222 milionë euro për të marrë shërbimet e tij. /IndeksOnline/