Neymar u ndëshkua me qëllim me karton të kuq, e bëri për këtë arsye
PSG fitoi 3-2 në ndeshjen e Ligue 1 kundër Bordeaux në kuadër të xhiros së 26-të.
Neymar u ndëshkua me karton të kuq në fund të ndeshjes dhe do të mungoj në ndeshjen e fundjavës.
Sipas AS, braziliani si duket u ndëshkua me qëllim, pasi ka plane për udhëtim gjatë javës, shkruan Indeksonline.
Ylli i PSG-së do të udhëtoj për në Rio de Janiero për të marrë pjesë në karnavalet që organizohen atje.
Ato kanë filluar të premten dhe do të vazhdojnë deri të mërkurën.
Neymar nuk është i obliguar të marr pjesë në stërvitje me klubin dhe do të jetë i pranishëm në dy natët finale të karnavaleve të Rios. /IndeksOnline/