19:00 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Neymar zgjedh 5 futbollistët e preferuar, por a e ka futur në këtë listë Messin dhe Ronaldon ?

Neymar e ka krijuar një formacion prej 5 futbollistësh e të cilët duket se i ka zgjedhur me kujdes.

Në formacionin e krijuar nga Neymar bënë pjesë Suarez, Mbappe, Hazard, Pogba dhe Messi mirëpo jo edhe Ronaldo, transmeton IndeksOnline.

Përveq zgjedhjes së këtij formacioni, futbollisti foli edhe për sezonin e kaluar duke thënë “Profesionalisht dhe personalisht, viti 2019 ishte një vit i vështirë për mua. Ishte një vit i mbushur me mësime dhe kthesa”.

“Edhe pse duket si një vit i keq, ai ishte një vit i mbushur me mësime dhe shumë përvoja. Unë jam duke marrë anën pozitive të tij në mënyrë që viti 2020 të mund të jetë më i mirë. Pritja ime më e madhe për vitin 2020 është të fitoj gjithçka që mundem me PSG dhe skuadrën braziliane”, tha Neymar./Indeksonline/.