11:26 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Nga 12 qershori deri më 11 korrik ndërpritet qarkullimi i automjeteve të rënda në rrugën Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se që nga nesër 12 qershor 2020 e deri më 11 korrik 2020, për shkak të zhvillimit të punimeve në projektin “Rehabilitimi i rrugës rajonale R-115 Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë dhe rruga R-210 Brezovicë- Qendra e Skijimit” (realizimit të murit mbrojtës në segmentin rrugor nga Ura e Hekurit në fshatin Firajë e deri në fshatin Drajkovc), përkohësisht do të ndërpritet qarkullimi i mjeteve të rënda-kamionëve në segmentin rrugor Ura e Hekurit në fshatin Firajë e deri në fshatin Drajkovc.

“Gjatë kësaj periudhe kohore 30 (tridhjetë ditore), të gjithë pjesëmarrësit që kalojnë me mjete të rënda kamionë në këtë segment rrugor, janë të obliguar të qarkullojnë, përmes rrugës alternative rajonale R-115 Prizren-Prevallë-Brezovicë-Shtërpcë dhe anasjelltas, ndërsa mjetet e lehta do të mund të qarkullojnë, përmes rrugës nëpër fshatin Firajë”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.

Ministria e Infrastrukturës, kërkon mirëkuptim nga të gjithë pjesëmarrësit që kanë planifikuar të kalojnë më këto mjete  në këtë segment rrugor, gjatë kësaj periudhe./Indeksonline/