14:26 / E Martë, 14 Korrik 2020 / Blerim

Nga 16 – 31 korrik, ndalohet pjesërisht qarkullimi në këtë rrugë të Gjakovës

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Gjakovë, përkatësisht Sektori i komunikacionit njofton se duke filluar nga 16.07.2020 deri më 31.07.2020, do të ndalohet qarkullimi pjesërisht në rrugën “’Bardhyl Çaushi’’ (segmenti para gjykatës).

Ndalimi i qarkullimit do të bëhet sipas skicës që e gjeni bashkëngjitur.

Në bazë të kërkesës së punëkryesit të kolektorëve të ujërave të zeza (KWE), ndalimi i qarkullimit të automjeteve do të bëhet për shkak të punimeve në futjen e tubacioneve dhe gropimeve.

Rruga nuk do të bllokohet në tërësi për banorët dhe qasjen emergjente në objektin e gjykatës, ndërsa qarkullimi do të orientohet në rrugët alternative sipas skicës.