20:28 / E Mërkurë, 14 Korrik 2021 / AD

Nga 3 gushti, Twitter me një ndryshim të ri

Twitter do të bëjë një ndryshim që nga 3 gushti.

Kjo platformë bëri një njoftim në faqen e tyre zyrtare, transmeton Indeksonline.

“Ne po heqim flotat me 3 gusht, pasi jemi duke punuar në disa gjëra të reja. Na vjen keq dhe ju mirëpresim”, ishte postimi i tyre.

Ndryshe, rrjeti social Twitter kishte nisur Flotat vitin e kaluar, pasi që ishte një histori që zgjat 24 orë me të cilat ngarkohen imazhe, video dhe madje mesazhe me tekst./Indeksonline/