18:41 / E Diele, 21 Qershor 2020 / indeksADMonline

Nga 96 të infektuarit e fundit me COVID-19, Gjilani prin me 20 raste!

96 raste të reja janë konfirmuar sonte si të prekur me koronavirus. Kësisoj numri i të infektuarve në Kosovë arrin në 2 mijë e 169 raste.

Nga gjithsej 439 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren u konfirmuan 96 raste nga këto komuna:

komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Prishtinës 19 raste, komuna e Prizrenit 19 raste, komuna e Mitrovicës 15 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kaçanik, Lipjan, Mamushë, Obiliq dhe Shtime./Indeksonline/