15:46 / E Hënë, 30 Gusht 2021 / B O

Nga Arbëria e Lipjanit, te Partizani i Shqipërisë

FK Partizani zyrtarizon sot arritjen e marrëveshjes me Griseld Likën. 23 vjeçari i cili luan si sulmues i majtë ka nënshkruar për një vit me të kuqtë.

Lika është një produkt i Akademisë së Partizanit dhe bashkohet me skuadrën pas eksperiencës së fundit në kampionatin kosovar te KF Arbëria.

Në kampionatin shqiptar Lika ka qenë pjesë edhe e Dinamos, Korabit, Luftëtarit dhe Bylis.