08:47 / E Diele, 09 Qershor 2019 / indeksADMonline

Deputetja serbe me mbi 70 mijë euro në llogari

Deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit e kanë bërë edhe deputetët serbë, përcjellë Indeksonline.

E  pasuria e tyre nuk del të jetë edhe e vogël.

Deputetja  nga Lista Serbe, Jelena Bontiq, është njëra nga deputetet më të pasura.

Ajo në dy llogari të ndara bankare numëron hiq më pak se 76 mijë e 676 euro.

Përveç kësaj, Bontiq posedon edhe një banesë rreth 40 metra katrorë në vlerë 20 mijë euro.

Derisa ka deklaruar se ka kredi rreth 10 mijë euro, 5 mijë prej të cilave thotë se është kredi e marrë nga bashkëshorti. /Indeksonline/