13:49 / E Shtunë, 21 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nga BBC, Reali në BBV

Julen Lopetegui po provon disa variante të sulmit për Real Madridin. Trajneri spanjoll po provon BBV-në, Bale, Benzema dhe Vinicius si treshe sulmuese.

Nëse në stërvitje gjithçka funksionon mirë, Lopotegui nuk do të kërkoi fare alternativë për sulmin në afatin kalimtar të verës.

Kjo pasi që në bankën rezervë ka yje si Asensio e Vazquez. Kjo treshe do të provohet edhe në ndeshje që Reali do t’i luaj në Amerikë kundër Manchester United, Juventus e Roma.

Trajneri spanjoll poashtu është duke tentuar të nxjerrë më të mirën nga Vallejo, Theo, Ceballos dhe Marcos Llorente, lojtarët e blerë vitin e kaluar, por që nuk zënë vend asnjëherë në skuadër./Indeksonline/

Temat: