15:09 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nga Champions League deri te medaljet e arta në xhudo – sukseset e sportistëve kosovarë në botë

Sportistët kosovar kanë dëshmuar ndër vite se janë ambasadorët më t mirë të vendit tonë.

Në gara të ndryshme në Evropë dhe në botë, sportistët tanë kanë treguar potencialin e tyre.

Image result for majlinda kelmendi

Ani pse jo me kushte të mira, sukseset s’kanë munguar asnjëherë. Madje, shkaku i rrethanave dhe kushteve jo të mira në aspekte të ndryshme, sportistët tanë kanë zgjedhur të përfaqësojnë vende tjera, shkruan IndeksOnline.

Shembull konkret janë Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, të cilët në futboll përfaqësojnë Zvicrën, por nuk harrojnë asnjëherë ta tregojnë me krenari origjinën e tyre. Por, ka të tillë, të cilët përkundër vështirësive, përfaqësojnë ngjyrat e Kosovës — dhe madje duke shënuar suksese historike.

Image result for xherdan shaqiri xhaka

Bëhet fjalë për xhudisten, Majlinda Kelmendi, e cila edhe pse kishte oferta më të mira financiarisht, i qëndroi besnike Kosovës. Në vazhdim, IndeksOnline, ju sjellë listën e sportistëve që kanë “madhëruar” Kosovën ndër vite.

XHUDO

Majlinda Kelmendi – Padyshim, xhudistja pejane është sportistja më e suksesshme e Kosovës në dekadën e fundit.

Majlinda në karrierën e saj, ka fituar gjithsej 25 medalje të arta, 6 të argjendta, 6 të bronzta dhe 20 të tjera.

Së fundmi, ajo triumfoi në ”Tashkent 2018” në Uzbekistan, ku u stolisë me medaljen e artë.

Nora Gjakova – tjetër sportiste kosovare që po shkëlqen në garat ndërkombëtare është edhe Nora. As ajo nuk qëndron keq me medalje, ku vetëm të arta i ka fituar nëntë deri më tani.

Përveç nëntë të artave, ajo i ka fituar edhe tri të argjendta dhe dhjetë të bronzta. Në garën e fundit, ku ajo mori medaljen e artë, ishte në Abu Dhabi, ku ajo zuri vendin e parë.

Distria Krasniqi – Distria plotëson treshen fantastike të xhudisteve kosovare, shkruan IndeksOnline.

Në garën e fundit në Tashkent, ajo zuri vendin e parë duke marrë medaljen e artë, teksa kjo ishte medalja e saj e parë e artë që prej prillit të këtij viti, ku ajo triumfoi në Antali.

Gjithsej, Distria në sirtarin e saj ka 10 medalje të arta, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta.

Përveç femrave në xhudo, edhe një djalosh po shkëlqen në këtë sport. Bëhet fjalë për Akil Gjakovën, i cili së fundmi u shpallë edhe Kampion i Evropës për grupmoshat, U-23.

Gjakova i ka fituar 6 medalje të arta deri më tani në karrierë, 5 të argjendta, dhe 6 të bronzta.

Image result for akil gjakova

BOKS

Donjeta Sadiku – boksierja kosovare është kampione e Evropës për grupmosha të reja. Ajo e fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian në Ordu të Turqisë para dy vitesh.

Tani, ajo po tenton të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit në Indi, megjithatë shkaku i problemeve burokratike, ende nuk është bërë e ditur nëse ajo të marrë pjesë në këtë kompeticion.

Image result for donjeta sadiku

Përveç Sadikut, Kosova posedon edhe shumë boksierë të talentuar. Së fundmi, boksierë të ri u paraqitën në turneun ndërkombëtar, ”Gongu i Artë”, ku fituan 3 medalje të arta, 2 të argjenta, 3 të bronzta dhe dy trofe

64kg-Dielli Vranoci
69kg-Patriot Behrami
75kg-Besart Kurhasku
të argjenta
56kg-Leotrim Rexhepi,
81kg-Ardit Delijaj
të bronzët
60kg-Leon Merlaku
64kg-Flamur Sejfijaj
75kg-Armend Neziraj

Juria Patriot Behramin e shpalli si boksierin më luftarak dhe u shperblye me kup-.

KARATE

Alvin Karaqi – Është karateist kosovar, i cili deri më tani ka arritur që ta fitojë një medalje të argjendtë.

Image result for alvin karaqi

Karaqi garon në kompeticionet deri në 84 kilogramë. Medaljen e argjendtë ai e fitoi në Kampionatin Evropian për të rinjë (U-21), teksa në vitin 2015, në një kompeticion, zuri vendin e pestë.

BASKETBOLL

Dardan Berisha – Mund të konsiderohet si njëri prej basketbollistëve më të mirë në historinë e basketbollit kosovar.

Berisha deri kur Kosova u pranua në FIBA, përfaqësoi Kombëtaren e Polonisë. Në nivel ekipor, ai e ka fituar katër herë Superligën e Kosovës (dy herë me pejën dhe dy herë me Prishtinën).

Image result for dardan berisha

Tutje, ai e ka fituar gjithashtu edhe Ligën Ballkanike, teksa u shpallë më i miri i sezonit në këtë kompeticion për sezonin, 2014/15.

Në vitin 2011, Berisha ishte pjesëmarrës në Eurobasket me Poloninë, ku ishte njëri prej basketbollistëve më të mirë të Polonisë. Mesatarisht, ai shënonte 13.2 pikë për ndeshje.

Përveç Prishtinës, Dardani zhvilloi karrierë edhe te klubi i Pejës, ku u shqua për aftësitë e tij të jashtëzakonshme.

FUTBOLL

Xherdan Shaqiri – Futbollist i jashtëzakonshëm, i cili momentalisht luan te Liverpooli si dhe përfaqëson Kombëtaren e Zvicrës.

Ai e filloi karrierën te Baseli, ku pasi fitoi tituj në Zvicër, kaloi në Bayern Munich. Suksesin më të madh e arriti te bavarezët, ku edhe ishte fitues i tripletës, që përfshinë edhe Champions Leaguen.

Duhet përmendur faktin se pasi e fitoi këtë titull, Shaqiri doli para kamerave me flamurin e Kosovës dhe Zvicrës, duke dëshmuar se nuk e ka harruar prejardhjen e tij.

Image result for Shaqiri

Pas largimit nga Bayerni, ai kaloi te Interi, ku pas gjashtë muajsh u largua dhe vazhdoi drejt Stoke Cityt për të qëndruar në ”Britannia Stadium” tre vite.

Këtë verë, ai u transferua te Liverpooli me insistimin e Jurgen Klopp. Me paraqitjet e tij këtë sezon, ai ua ka fituar zemrat tifozëve të Liverpoolit, të cilët kërkojnë që Shaqa të luajë më shpesh.

Sa i përket karrierës me Kombëtare, Shaqiri nuk ka fituar ndonjë titull, përveç se eliminoi Serbinë nga faza e grupeve me një gol në minutat e fundit. ”Çershia mbi tortë” ishte festa e tij me simbolin e shqiponjës dy-krenare.

Granit Xhaka – është mesfushor që luan tek Arsenali dhe që përfaqëson Kombëtaren e Zvicrës.

Image result for Xhaka

Xhaka e filloi karrierën te Baseli, ku e fitoi Superligën zvicerane në dy sezonet e tij të para, teksa në vitin 2012, u transferua te Borussia Monchengladbach.

Ai shpeshë kritikohet për temperamentin e tij, megjithatë, në çdo ndeshje ai e dëshmon se është lider në mesfushë.

Tek Arsenali, nën urdhrat e Unai Emeryt, është startues i rregulltë, ku edhe është zëvendës-kapiten.

Së bashku me Xherdanin, edhe Xhaka shënoi gol në fitoren, 2-1 ndaj Serbisë në Botëror, ku edhe ai festoi me shqiponjën dy-krenare.

Benjamin Kololli – reprezentues i Kosovës, që luan te klubi ziveran, Zurich.

Image result for benjamin kololli

Me prejardhje nga Ferizaji, Kololli është duke shkëlqyer në futbollin zviceran si dhe me Kosovën.

Në javët e kaluara, Kololli ka qenë lojtari kryesor i Zurich, ku ka shënuar gola vendimtar – ani pse luan si mbrojtës i majtë.

Gjithashtu, edhe te fitorja e fundit e Kosovës ndaj Maltës, Kololli shënoi dy gola në fitoren, 3-1.

Nëse vazhdon zhvillimi i tij në këtë mënyrë si futbollist, nuk ka dyshim se ai do të transferohet në klubet më të mëdha të botës./IndeksOnline/