23:15 / E Premte, 23 Prill 2021 / OSH

Nga e diela rikthehet dielli, parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

24.04 – Vransira dhe intervale me diell.

25.04 – Kryesisht me diell.

26.04 – Paradite kryesisht me diell. Ditën dhe në mbrëmje vransirat do të shtohen.

27.04 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Paradite mundësi për reshje të dobëta shiu.

28.04 – Ngrohtë. Në mëngjes vransira me mundësi për riga lokale shiu. Ditën më shumë diell.Temperaturat minimale në fundjavë luhaten nga 2C deri 3C, e ditën e martë rriten deri në 8C. Maksimalet gradualisht në rritje nga 14C, të shtunën deri në 18C ditën e hënë, e të mërkurën edhe deri në 20C.Do të fryj erë mesatare nga krahu verior 5-11m/s, e nga dita e hënë nga jugu-jugperëndimi 3-11m/s.Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes ditën e shtunë, më pas në rënie përreth vlerave normale.