19:42 / E Shtunë, 30 Maj 2020 / indeksADMonline

Nga e hëna rifillojnë fluturimet e brendshme në Turqi

Turqia do të rifillojë me numër të kufizuar fluturimet e brendshme duke nisur nga e hëna, deklaroi ministri i Transporteve, ndërkohë që vendi ka filluar lehtësimin e masave kufizuese të vendosura që prej marsit për të parandaluar koronavirusin.

“Fluturimi i parë do të jetë nga Stambolli drejt kryeqytetit kombëtar, njoftoi ministri i Transporteve dhe Infrastrukturave, Adil Karaismailoglu.

Do të ketë fluturime që prej dy aeroporteve të Stambollit drejt qytetit të Izmirit, qytetit turistik të Antalias dhe Trabzon, në brigjet e Deti të Zi.

Fluturimet me qytetet e tjera do të rifillojnë nga e mërkura.

“Duke nisur nga 1 qershori, ne do të jemi sërish në qiell”, njoftoi zëdhënësi i “Turkish Airlines” Yahya Ustun në një mesazh në Twitter.

“Turkish Airlines” kishte njoftuar më herët se do të rifillonte fluturimet e brendshme dhe fluturimet ndërkombëtare duke nisur nga 10 qershori.

Një sërë masash të tjera do të lehtësohen duke nisur nga e hëna, veçanërisht ndalimi i udhëtimeve në 15 qytetet më të prekura si Ankaraja dhe Stambolli.

Kafenetë dhe restorantet, parqet dhe muzetë do të rihapen.

Që prej konfirmimit të rastit të parë më 11 mars, Turqia njoftoi 4 489 të vdekur nga COVID-19 dhe më shumë se 162 000 të infektuar.