15:18 / E Premte, 05 Janar 2024 / Gj. Sh

Nga Fenerbahce te Drita, ky është trajneri atletik që i bashkohet të kaltërve nga Gjilani

Skuadra nga Superliga e Kosovës, FC Drita sot gjatë ditës ka bërë zyrtare një transferim nga Turqia.

Bëhet fjalë për Abdullah Bircik, i cili është trajner atletik, shkruan Indeksonline

“Abdullah Biricik sot ka firmosur kontratën dhe do të zë vendin e Christos i cili mbylli bashkëpunimin në fund të këti viti dhe kështu Abdullah do plotësoj shtabin teknik të trainerit Zekirija Ramadani”, shkruhet në njoftimin e klubit kosovar

30-vjeçari ishte pjesë e klubit të të rinjëve nga Turqia, Fenerbahce dhe Kasimpasa./Indeksonline/