10:50 / E Martë, 29 Qershor 2021 / OSH

Nga festa në jaht te dedikimi mbi urën e Bosforit nga Gjiko/ Në ditëlindjen e Elitës


Prezantuesja e njohur, Elita Rudi festoi ditëlindjen e saj të 28-të, krah bashkëshortit dhe njerëzve të afërt.

Çifti kishte zgjedhur Stambollin si destinacionin e festimeve. Moderatorja u surprizua nga dedikimi në urën e Bosforës. “Gëzuar ditëlindjen Elita Rudi. Gjiko të do!”, projektohej në urën simbol të Stambollit.

28-vjeçarja shfaqet me bikini dhe një fustan transparent, që i thekson linjat perfekte.

Elita dhe Gjiko janë prindër të Zërit dhe së fundmi familja e tyre u shtua me një vajzë, që kanë quajtur Bota.