13:11 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Nga Gjermania, transferohet te Superliga e Kosovës

Ferizaji ka prezantuar transferimin e radhës. Skuadra e Superligës së Kosovës ka nënshkruar me futbollistin Aurel Idrizi.

Ai ishte pjesë e skuadrës gjermane, Memmingen. Idrizi luan në pozitën e sulmuesit.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me talentin, Aurel Idrizi.

19 vjeçari eshte transferuar nga skuadra Gjermane, FC Memmingen u19, ai ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me klubin tonë.

Pozita e tij eshte sulmues, dhe besojmë që do të na ndihmojë në objektivat tona. Për këtë transferim njëri ndër më meritorët eshte drejtori sportiv i klubit tonë, Nadir Haxhimusa që arriti të bindë 19 vjeçarin të kalojë tek FC Ferizaj.

Ne si klub i urojmë Idrizit shëndet dhe shumë suksese në vazhdim” thuhet në njoftimin e Ferizajit./Indeksonline/