23:53 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Nga hidratimi i flokëve tek pastrimi i dollapit, 5 arsyet pse duhet të përdorni birrën në shtëpi

Edhe pse ditët e ftohta të dimrit mund të shijojnë më së shumti nën shoqërinë e një çaji të ngrohtë, një birrë pasdite ose në mbrëmje është gjithmonë një ide e mirë. Por, birra mund të jetë një aleat i shkëlqyer edhe në pastrimin e shtëpisë, në kuzhinë apo dhe në trajtimin e flokëve. Nëse keni ende birrë në frigorifer apo diku gjetkë, mos e hidhni, por përdoreni si më poshtë:

1.Heq njollat nga rrobat: Herën tjetër mendohuni dy herë para se të blini zbardhuesin e njollave pasi birra mund ta zëvendësoje fare mirë atë. Falë përbrësve të saj, birra është në gjendje të heqë njollat nga më të thjeshta deri tek më të vështirat si për shembull ato të verës. Mjafton të njomni një sfungjer me birrë dhe të fërkoni vendin ku keni shenja e njolla, ose ta lani direkt me birrë.

2.Mund ta përdorni për të marinuar mishin: Në qoftë se doni të bëni një përshtypje të mirë tek miqtë tuaj dhe të tregoni se dini të gatuani më së miri mishin, ju këshillojmë të provoni trukun e mëposhtëm. Ndryshe nga ç’keni bërë më parë, mos e marinoni mishin me vaj ulliri dhe erëza, por me birrë. Mbështilleni me një letër alumini dhe lëreni në një vend realtivisht të ngrohtë për disa minuta. Më pas mund ta gatuani siç doni, do të qëlloni në shenjë me shijen e tij.

3.Shkëlqen serviset e gatimit: Tiganët dhe tenxheret duken të oksiduara dhe kanë humbur shkëlqimin e mëparshëm ? Mos u shqetësoni pasi birra do ta rikthejë atë. Në vend të detergjentit të zakonshëm, përdorni birrë e sodë buke, rezultatet do të flasin vetën.

4.Pastron sipërfaqet e drurit: Ndiheni në faj pasi nuk arrini do si të eleminoni një herë e përgjithmonë shenjat e gishtërinjve dhe njollat e tjera në sipërfaqen e dollapit ose kuzhinës? Nuk keni pse shqetësoheni më, mjafton që një enë të shtoni 2 litra ujë të nxehtë dhe një gotë birrë dhe mund të përdorni përzierjen e mësipërme për të higjenizuar të gjitha mobiljet e drunjta që keni në shtëpi.

5.Hidraton flokët: Birra ka në përmbajtjen e saj malt dhe lupus, dy përbërës të cilët jo vetëm hidratojnë flokët, por edhe i mbrojnë ato nga dëmtimi apo veprimi i radikaleve të lira. Në një enë shtoni pak birrë dhe lëreni disa orë, derisa t’i ikë gazi. Pas larjes së flokëve, hidratojini ato me birrë dhe lëreni të veprojë për disa minuta dhe shpëlajini me ujë të vakët.