20:32 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Nga humbja në fitore, Manchester United e deklason Newcastle

Nga humbja United u kthye në fitore, kështu Newcastle pësoi edhe një humbje tjetër nga gjiganti anglez.

Ishte Longstaff ai që shënoi golin për Neëcastle mirëpo epërsia e tyre zgjati vetëm deri në minutën e 24’ deri atëherë kur edhe barazoi Martial, shkruan Indeksonline.

Greenwood ishte ai që me një gol fantastik e riktheu epërsinë e United kurse Rashford u kujdes që pjesa e parë të përfundoj me rezultat 3-1 duke shënuar në minutën e 41’.

‘Vulën’ kësaj fitore të United i’a dha Martial në minutën e 51’ për t’i siguruar kështu tri pikë tjera shumë të rëndësishme kësaj skuadre./Indeksonline/.