15:20 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / OSH

Nga këto komuna janë 15 personat që vdiqën nga Covid19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 15 persona të infektuar me koronavirus.

Më së shumti raste të vdekjes nga koronavirusi në 24 orët e fundit janë shënuar në Prizren. Atje kanë vdekur katër persona, ndërkaq më i riu prej tyre është një 52-vjeçar.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 15 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (76, 66, 56, 52 vjeç), Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (80 vjeç), Klinë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç), Pejë 2 raste (71, 64 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (87 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 755 raste të reja me koronavirus, duke çuar në 37 mijë e 28 numrin e të prekurve që nga fillimi i pandemisë. Ndërsa raste aktive në Kosovë janë 13 mijë e 375.