16:26 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nga kjo javë qytetarët e këtij vendi do të kenë qasje në internet në telefonat e tyre

Qytetarët kubanez nga kjo javë do të kenë qasje të plotë në internet në telefonat e tyre, e ka konfirmuar qeveria e Kubës.

Që nga dita e djeshme qytetarëve të këtij vendi i është ofruar shërbimi 3G për herë të parë. Deri më tani ata kanë pasur qasje vetëm në imella, transmeton Indeksonline.

Shërbimet e reja do të kushtojnë 10 cent për megabajt, ndërsa pakoja prej 600 megabajtve do të kushtoj shtatë dollarë.

Shteti i Kubës njihet si ndër vendet që kanë përdorimin më të ulët të internetit./Indeksonline/

Temat: