08:24 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Nga lavazhier në milioner, historia frymëzuese

Nga rrugët e dhunshme në lindje të Londrës në drejtimin e një biznesi që e bën atë të punojë me njerëzit më të pasur të botës.

Ndërsa disa nga shokët e tij humbën jetën si pasojë e dhunës mes të rinjve ose u bënë pjesë e bandave të krimit, GideonKingbëri ndryshimin. Ai nisi të punojë si lavazhier që në moshë të vogël e ndërsa tashmë drejton një biznes që merret me modifikimin e makinave super luksoze me qendër në Katar.

Gideon King, i cili është në moshën 40-vjeçare, mendon se mund të kthehet në një ndihmesë edhe për të largua të rinjtë në Londër nga dhuna dhe nga droga.

“Jam rritur në një zonë ku dhuna ishte në nivele mjaft të larta. Nëse shkojë në një klub nate ishte e sigurt që do të kishte përleshje. Kam humbur një mik të ngushtë, i cili është qëlluar me thikë brenda në kolegj dhe për mua ka qenë një humbje e tmerrshme”, tregon 40-vjeçari.

Më tej, ai tregon se në hapat e para është ndihmuar nga babai i tij të futej në punë. Më pas, nisi të shiste telefona celularë, ndërsa krijoi edhe një kompani sigurie.

Ndërkohë, tashmë King është një biznesmen tejet i suksesshëm duke modifikuar makinat më luksoze në botë, Lamborghini, Bentley, por ai ka punuar edhe për Bugatti Veyron Grand Sport Vitesse prej 1.75 milion paund në pronësi të pianistit Lang Lang. Mendjet e të rinjve janë “helmuar” nga fitimi i shpejt i parave, por kjo nuk është rruga e duhur sepse të shtyn drejt krimit dhe drogës”, shprehet Gideon King.