20:36 / E Mërkurë, 21 Shtator 2022 / AR

Nga Ministria e Jashtme dhe Diasporës në Ministrinë e Shëndetësisë, si është bërë transferimi i Agron Malokut

Para pak ditësh ka ndodhur një transferim pune jo fort i zakonshëm. Ish-drejtori për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme në MPJ, Agron Maloku është transferuar në Ministrinë e Shëndetësisë. Në intervistën e dhënë për Indeksonline, Maloku ka shpjeguar tërë procesin për të cilin ka thënë se nuk ka qenë fare në dijeni.

Ai kundërshtoi këtë vendim në dy çështje, çështja e parë qe ka të bëjë si drejtues i sindikatës dhe në çështjen e dytë për nga pozita dhe përgjegjësit që ka ushtruar dhe përvoja e tij si nën punës i Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës.

“Siç jam informuar më në fund, paska dal një vendim i cili mua më transferon në një ministri tjetër, dhe zëvendësimi është bëre më një zyrtarë të ish-ministrisë së diasporës. Nëse ndalemi në këtë kontekst është befasues pasi po hiqet një diplomatë më një përvojë kaq të gjatë, shkon në një Ministri tjetër ndërsa zëvendësimi behët më një zyrtarë pa përvojë”, ka thënë ai për IndeksOnline.

Agron Maloku, theksoi se vendimi për transferimin e tij është marrë pa vullnetin e tij, dhe se nuk është njoftuar për një vendim të tillë.

Ai ka thënë se vendimi për transferimin e tij do duhej të vinte në mënyre zyrtare.

“Një vendim i cili edhe për mua ka qenë i panjohur se kur është vendosur në pozitën e njëjtë të cilën edhe unë kam ushtruar deri më tani. Kjo çështje nuk e di, as nuk kam informacione se si është zhvilluar, megjithatë mund të vijë në përfundim që legjislacioni i Republikës së Kosovës, nuk është aq i varfër sa të zhvillojë procese të tilla në konfidenc edhe mos t’i njoftojë zyrtarët e tij”, vijojë Maloku.

Ai ketë vendim e cilësoi edhe si shkelje e të drejtave të njeriut.

“Duhet të respektohesh një vendim të cilin deri dje nuk ke qenë në dijeni, edhe është kujdesur dikush tjetër të cilin as nuk e njeh dhe nuk ke informacione as ai për mua as unë për të. Kur është marrë ai vendim pyeta zyrtaren të cilën e ka nxjerr këtë vendim në kuadër të Ministrisë, cilat janë informacionet të cilat i ki ti për mua, më tha jo nuk e di, pyes cila është arsyeja, më tha në bazë të një komisioni i cili është themeluar për proces të sistematizimit. Ai komision ka qenë i panjohur edhe për vetë ministrinë”, bëri të ditur Maloku.

Ish-drejtori Maloku, shtoi se nuk ka pasur asnjë interesim nga palët e komisionit që të informojnë në lidhje më transferimin e tij, të cilin ai e cilësoi si obligim ligjor i tyre.

Transferimi i Malokut është bëre nga Ministria e Jashtme në Ministrinë e Shëndetësisë, sipas tij dallimi është i madh dhe se Ministria ku ky ka ushtruar detyrën ka të bëjë me politikat e jashtme.

“Dallimi më i theksuar do të ishte, për vetë pozitën të cilën unë kam udhëhequr dhe kujt i është besuar, mandej edhe ku shkoj unë. Misioni i Ministrisë së jashtme është zbatimi i politikës së jashtme dhe zbatimi sipas ligjit për shërbim të jashtëm”, tha ai.

Ai bëri të ditur për IndeksOnline se do të zhvillojë procedurat e ankimit. 

“Gjithsesi do të zhvillojë procedura ankimore, pasi e drejta është në anën time”

Maloku tha se komisioni i cili është themeluar nuk është bëre asnjëherë i ditur për asnjë palë.

“Kjo është vertëtë shqetësuese, jo vetëm për mua por për të gjithë ministrinë, sepse është themeluar një komision i cili thotë së do të merret më vlerësimin e kritereve për sistematizim. Ai komision nuk është bërë asnjëherë i ditur, nuk është bëre në kuptim e fjalës, në mënyrë  legale të informohet stafi se kjo është përbërja e komisionit. Konsiderojë që është në konfidencë të plotë, ke mundur të informohesh përmes korridorit po jo në mënyrë zyrtare”, theksojë Malokul.

IndeksOnline ka kontaktuar Ministrinë e Jashtme dhe Diasporës në lidhje me këto transferime, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigjeje./IndeksOnline/