17:40 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Nga Muller, tek trajneri Heynckes – trendi i bavarezëve për qentë [Foto]

Një prej arsyeve kryesore të rikthimit në pankinën bavareze të teknikut legjendar, Jupp Heynckes, ka qenë pikërisht qeni i tij i quajtur Kando, i cili i ka dhënë atij dritën jeshile kur trajneri është konsultuar me familjarët për të pranuar detyrën e re.

Kando është pasardhësi i qenit të parë të Heynckes, Kuno, që ngordhi në dhjetor të vitit 2014. Megjithatë, në skuadrën e rekordmenëve gjermanë, qentë janë kthyer në një traditë për pjesën më të madhe të lojtarëve. Për këtë arsye, e përditshmja gjermane “Bild” ka zbuluar se cilët prej yjeve të Bajernit janë të lidhur ngushtë pas qenve.

RUMENIGE-
 Një histori e dhimbshme ka qenë edhe për drejtorin ekzekutiv të Bajernit, Karl-Hainz Rumenige, i cili ka një qen të racës Ratonero të quajtur Lola. Bashkëshortja e tij Martina dhe e bija Sharlot kanë qenë ato që e kanë shpëtuar Lolën në Majorka dhe që prej asaj dite jeton në Grynvald me ta.

BOATENG- Mbrojtësi bavarez njihet për dashurinë e tij për qentë. Për këtë arsye, ai ka tre prej tyre. Kasius dhe Ivori të racës Bulldog dhe Buç i racës Bokser.

JAMES-
 Mesfushori kolumbian është i apasionuar pas qenve, ndaj së bashku me të jetojnë edhe tre qentë e tij: Manolo, Dilan dhe Tom.

THOMAS MULLER- Si një gjerman i vërtetë, Muller njihet për dashurinë e madhe për qentë e tij. Ai zotëron dy prej tyre të racës Labrador të quajtur Miki dhe Marbëll.