18:31 / E Mërkurë, 02 Gusht 2023 / MSH

Nga nesër, mbyllet pjesërisht dhe me hapësira të kufizuara parkingu mbrapa Pallatit të Rinisë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga dita e nesërme,  një pjesë e parkingut në rrugën “Dritan Hoxha”, më saktësisht mbrapa Pallatit të Rinisë, do të mbyllet përkohësisht.

Parkingu do të jetë i mbyllur deri më 13 gusht.

Komuna ka apeluar te qytetarët që parkingu do të operojë me hapësira të kufizuara.

“Ju njoftojmë se nga nesër, 03.08.2023 deri më dt. 13.08.2023 parkingu në rrugën “Dritan Hoxha” do të jetë pjesërisht i mbyllur dhe do të ketë operim me hapësira të kufizuara.

Udhëzohen qytetarët që në rast mungese të vendparkingjeve të kërkojnë hapësira në parkingjet alternative” thuhet mes të tjerash në njoftimin e Komunës.