17:14 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / Blerim

Nga nesër qytetarët e Vushtrrisë mund t’i marrin vaksinat kundër gripit sezonal

Drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli, përmes një postimi në FB ka bërë të ditur, që qytetarët e kësaj komune nga nesër mund ta marrin vaksinat kundër gripit sezonal, e këtë ata mund ta bëjnë në këto vende.

Ky është postimi i plotë i tij:

Njoftim

Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë njoftoheni se nga nesër më datë 01.12.2020 mund të merrni vaksinat kundër gripit sezonal në QKMF Vushtrri, në QMF 1, në QMF 2, në QMF Lumadh, në QMF Maxhunaj, në QMF Dumnicë, në QMF Smrekonicë, në QMF Pantinë, në QMF Druar, në QMF Novolan dhe në AMF Samadrexhë.

Me prioritet janë personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike, shtatzënat/lehonat, punëtoret shëndetësor, të arsimit, ushtrisë, policisë etj. Vaksina do ketë për të gjitha grupet që janë përcaktuar nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë.

Orari i vaksinimit do të jetë nga ora 8:00 deri në ora 14:30! Të gjithë ju që shkoni për tu vaksinuar e keni obligative të respektoni radhën si dhe masat anti Covid 19, duke bartur maskën, mbajtur distancën dhe kujdesur për higjienën.
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale ju uron shëndet e imunitet të mirë!

Me respekt
Dr. Sylejman Meholli