11:30 / E Hënë, 06 Prill 2020 / indeksADMonline

Nga nesër s’ka shërbime në komunën e Prishtinës për ata që nuk kanë maskë e dorëza

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër, 7 prill, si masë shtesë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Covid-19, ka marrë vendim që qytetarët të cilët nuk janë të pajisur me maskë e dorëza nuk do të mund të marrin shërbime në komunë.

“Të kujdesemi për shëndetin tonë dhe të tjerëve rreth nesh”, thuhet në një postim të komunës në facebook.