12:09 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / C E

Nga një birrë për çdo gol që e kanë pësuar nga Messi, portieri i Valencias i “fiton” dy paketa

Kompania e njohur e birrave, Budweiser, do të dhurojë nga një birrë për portierët që kanë pësuar gol nga Messi.

644 birra për 644 golat e shënuar nga ylli argjentinas me fanellën e Barcelonës.

Ish-portieri i Valencias, Diego Alves do të marrë plot 21 shishe birra, ndërsa Iker Casillas do të ketë 17 sosh.

Kjo është një lloj marketingu që ka bërë kompania, duke e përdorur Lionel Messin si imazh të saj. /IndeksOnline/