21:22 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nga një shitës farash, në yll te Manchester United

Nemanja Matic është një nga lojtarët e preferuar të Jose Mourinhos. Por, e kaluara e tij nuk ka qenë aspak e lehtë.

Mesfushori serb ka pranuar se ka qenë si fëmijë një shitës farash në stadiume.

“Blija fara më lirë dhe i shisja më shtrenjt. Në atë kohë synoja të fitoja 5 marka në ditë nga kjo punë” ka thënë serbi.

Karriera e tij ka qenë vërtetë më fat pasi që ai llogaritej si një nga futbollistët më të dobët te skuadra e Kolubaras. Por, kur u bashkua me Kosicen në Sllovaki, puna bëri që ai të përmirësonte shumë cilësitë.

Më pas Chelsea e transferoi atë pas insistimit të trajnerit Marko Milinkovic./Indeksonline/

Temat: