23:16 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nga një ”zero” në hero: Këto janë fjalët e Vedat Muriqit pas fitores

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ishte njëri prej lojtarëve më të kritikuar për paraqitjen e tij sonte.

Muriqi humbi një mori rastesh në pjesën e parë, megjithatë në pjesën e dytë u rikthye që të shënojë golin e dytë për Kombëtaren.

Dhe tani, pas ndeshjes, Muriqi thotë se për të ka më shumë rëndësi fitorja, se sa goli i tij, transmeton IndeksOnline.

”Në pjesën e parë kishim shumë raste, dhe unë i mbaj mend edhe rastet e humbura nga unë”.

”Pjesa e parë nuk shkoi mirë për ne, por duke iu falënderuar bashkëlojtarëve dhe stafit teknik, shënova, por me rëndësi është fitorja dhe jo goli im”.

”Tani ndaj Ishujve Faroe shpresojmë në rezultat pozitiv”, theksoi Muriqi./IndeksOnline/