14:38 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nga salla e operimit për të drejtuar ndeshjen e Real Madridit

Nuk është e lehtë të gjesh punë në asnjë sektor në ditët e sotme. Por, kur ke në favor aftësinë, eksperiencën dhe bagazhin e duhur, mund të bësh dy të tilla dhe me sukses: pikërisht si doktor Cesar Noval.

OPERACIONI – Cesar Noval është një kirurg spanjoll, i cili sapo ka realizuar një operacion të komplikuar dhe revolucionar në Valencia, duke u kthyer në një personalitet ndërkombëtar në fushën e tij. Dhe për ta kompletuar këtë javë të veçantë, ai është përzgjedhur për të qenë anësori i ndeshjes që do të luhet këtë të shtunë në kampionatin spanjoll mes Eibar dhe Real Madrid.

Operacioni, i përkufizuar “ricaktim seksual”, është bërë mbi një 29-vjeçar me emrin Rafa, siç ka bërë të ditur “Marca”. Anësori ka shpjeguar se para këtij momenti një operacion i tillë kërkonte shumë kohë në Spanjë, një periudhë që mund të shkonte nga dy deri në dhjetë vite. Por Noval ka arritur ta realizojë operacionin me sukses në më pak se një ditë, në 18 orë më saktësisht.

EKSPERT – Kështu, arbitri kryesor i takimit, Martin Munuera, do të ketë ndihmën e një anësori me saktësi prej… kirurgu. Për Noval nuk do të jetë hera e parë që gjykon një ndeshje të Real Madrid. Ka mbuluar vijën anësore edhe në ndeshjet që kampionët e Europës në fuqi kanë luajtur në 2016-ën kundër Sociedad dhe atë të luajtur kundër Atletico Madrid sezonin e kaluar. Nga bisturia te flamuri, rezultatet e “señor” Cesar janë të shkëlqyera.

Temat: