09:26 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Nga sezoni i ardhshëm ‘Allianz Arena’ do duket ndryshe [Foto]

Allainz Arena do të ketë pamje ndryshe nga sezoni i ardhshëm.

Bayern Munich do të ngjyrosë stadiumin e tyre dhe do të zëvendësojë ulëset e tanishme. Në dukjen e re nga sezoni i ardhshëm do të shohim logon e klubit dhe si moton ‘Mia San Mia’ në ulëse. Poashtu, do të ketë edhe elemente tjerë dekorativë. Stadiumi do të mbajë kapacitetin e saj prej 75,000 spektatorëve për ndeshjës e Bundesligës dhe 70,000 në Ligën e Kampionëve.

“Në verë, ajo që kemi ëndërruar për vite do të realizohet” , tha presidenti Karl-Heinz Rummenige për revistën e klubit Bayern Magazin.

Deri tani ngjyra dominuese në Allianz ishte gri. Kjo ngjyrë neutrale u zgjodh sepse që nga inaugurimi i, Bayern ndau stadiumin me Munich 1860. Ky klub u largua nga Allianz Arena verën e kaluar pasi ranë Regionalliga, kategorinë e katër të futbollit gjerman. Rrethanë kjo që e ka Bayernin si qiramarrësin e vetëm të stadiumit.

Puna për të zëvendësuar vendet do të fillojë më 14 maj, dy ditë pas përfundimit të Bundesligës dhe është planifikuar të zgjasë deri në fund të korrikut, me hapësirë ​​për fillimin e sezonit. Raundi i parë i Kupës Gjermane do të luhet në mes të 17 dhe 20 gushtit dhe Bundesliga do të fillojë të premten më 24 të atij muaji. /IndeksOnline/

Temat: