12:02 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nga shkolla në fushë, mbajeni mend këtë 15 vjeçar që debutoi mbrëmë

Në Angli po flitet shumë orëve të fundit për një talent të futbollit. Luke Matheson dje paradite ishte në shkollë, ndërsa pasdite debutoi si profesionist futbolli.

Talenti i Rochdales u befasua kur trajneri i tha që është pjesë e bankës rezervë të Rochdales në ndeshjen ndaj Buryt. Por, një lëndim i Randall pas 13 minutash bëri që trajneri ta ngrisë 15 vjeçarin duke i jepur mundësinë e debutimit.

Matheson shkëlqeu në këtë ndeshje duke u shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes. Paraqitja e tij bëri që të gjithë të mbeteshin pa fjalë nga talenti i tij.

Disa futbollistë në fushë mund të ishin prindër të tij, por kjo nuk e pengoi atë që të dhuroi një debutim fantastik. Manchester United e Chelsea janë dy skuadrat që e ndjekun në akademi prej kohësh këtë talent të madh./Indeksonline/