19:26 / E Premte, 29 Dhjetor 2023 / MSH

Nga sot këto tri dokumente të rëndësishme nxjerrën online në eKosova

Platforma online e shërbimeve “eKosova” ka lansuar mundësinë e nxjerrjes së tri dokumenteve të reja.

Në eKosova tani mund të nxirrni certifikatën mbi të drejtat në pronën e paluajtshme për biznese, koordinatat e njësisë kadastrale për biznese si dhe kopjen e planit për njësi kadastrale për biznese.

Ky është njoftimi i plotë:

Në Platformën eKosova u lansuan tri shërbime të reja të Agjencisë Kadastrale të Kosovës:

1. Certifikata mbi të drejtat në pronën e paluajtshme për biznese;

2. Koordinatat e njësisë kadastrale për biznese;

3. Kopja e planit për njësi kadastrale për biznese.

Marrja e këtyre shërbimeve realizohet duke i kaluar hapat si në vijim:

1. Hapja e Platformës eKosova;

2. Identifikimi në Platformë përmes numrit personal dhe fjalëkalimit;

3. Klikimi mbi shërbimin “Prona”.

Linku: https://ekosova.rks-gov.net/Service/2

Platforma e shërbimeve elektronike “eKosova”