75 Mall Live Search
15:14 / E Shtunë, 19 Shkurt 2022 / B O

Nga Spanja: Pique këshilloi largimin e Messi-t nga Barcelona

Largimi i Lionel Messi-t nga Barcelona gjatë verës shkaktoi një valë gati tronditëse në mbarë botën e futbollit. Shumë njerëz pyesnin se si klubi kishte rënë në atë gjendje financiare sa të linin të largohej lojtari më i mirë ndonjëherë që ka luajtur për ta.

Ndërsa, thuhet se presidenti Joan Laporta ka bërë të pamundurën për ta mbajtur Messi-n në Barcelonë, raportet tregojnë se disa nga miqtë e argjentinasit kanë dal kundër.

Gerard Pique është shënjestruar si lojtari që ka këshilluar largimin e Messi-t. Siç zbulon “El Pais” dhe “Sport”, kur Laporta kërkonte mënyra se si të mbante Messi-n, Pique rekomandoi largmin e tij për të rregulluar bilancet.

“Messi është lënduar nga disa nga shokët e tij të skuadrës sepse ai mendon se ata nuk e kanë mbështetur sa duhet. Ai e di që Pique i tha Laporta-s se nëse Messi duhej të largohej, nuk do të ishte problem”, shkruhet në katalanasen “Sport”.