14:09 / E Hënë, 06 Korrik 2020

Nga tetë skuadrat e para, vetëm një skuadër ka më shumë humbje sesa Manchester City

Manchester City ka humbur garën për titullin kampion të Premierligës pasi Liverpooli e siguroi atë disa javë para përfundimit të kampionatit.

Po megjithëqë gjendet në pozitën e dytë, City nuk bëri një sezon të mirë siç jemi mësuar të shihnim vitet e fundit, shkruan Indeksonline.

Nga 33 javë të zhvilluara, skuadra e Guardiolës ka regjistruar nëntë humbje.

Nga tetë skuadrat e para në renditje, vetëm Chelsea ka më shumë humbje (10).

Liverpooli (2), Leicesteri (9), Manchester Unitedi (8), Wolvesi (7), Arsenali (8) dhe Sheffield Unitedi (9).

City është në vendin e dytë falë vetëm tri barazimeve dhe 21 fitoreve. /IndeksOnline/

Mos i humb