10:16 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / V R

Nga tretja deri tek bukuria, ja vaji që bën gjithçka

Industria e kozmetikës po investon gjithnjë e më shumë në produkte organike dhe natyrore. Vaji i ricinit është një nga produktet më të njohura kohët e fundit dhe jo pa qëllim. Është provuar se zvogëlon inflamacionin, ndihmon për problemet me tretjen apo dhimbjet e barkut.

Shpesh përdoret si pjesë e një detoksi natyral të mëlçisë, pasi ndihmon procesin e tretjes ndërsa heq metalet e rënda nga mëlçia. Ky vaj i mrekullueshëm ka shumë përfitime dhe për flokët, vetullat dhe qerpikët. Nxit qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës, duke ndihmuar në rritjen dhe daljen e flokëve të rinj.

Ashtu si nxit trashjen dhe daljen e flokëve të rinj, të njëjtin efekt ka edhe tek vetullat. Gjithashtu, nxit prodhimin e qelizave të reja si dhe ka veti anti-inflamatore në lëkurë. Mund ta përdorni dhe për buzët e çara gjatë stinës së ftohtë, si dhe për këmbët e plasaritura.