23:01 / E Diele, 11 Shtator 2022 / AR

Nga vendi tek të ftuarit, zbulohen detaje nga dasma e Arminës dhe Shkëlzenit

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të mbajnë së shpejti dasmën e shumëpritur.

Pak ditë më parë Armina zbuloi se dasma do të jetë në fund të shtatorit, por pa zbuluar datën. ‘Panorama Plus’ ka zbuluar se ceremonia do të zhvillohet në periferi të Tiranës dhe gjithçka do të organizohet në trajtën e një koktejli. Shkëlzeni dhe Armina kanë zgjedhur një dasmë tradicionale në çdo detaj të tyre.

Menyja e përzgjedhur prej tyre është tradicionale shqiptare, madje edhe pijet do të jenë prodhim i vendit tonë. Thuhet se çifti ka ftuar rreth 200 persona në ditën e tyre të rëndësishme, mes tyre personazhe VIP nga bota e artit dhe kulturës, por edhe figura të njohura politike.