17:53 / E Mërkurë, 27 Mars 2019 / indeksADMonline

Nga viti 2022, Bashkimi Evropian do të kufizojë shpejtësinë e automjeteve

Bashkimi Evropian (BE) ka sjellë vendim për pasjijen e re, të cilën deri në vitin 2022 të gjitha automjetet brenda saj do të duhet të instalojnë në sistemin e kufizmit të shpejtësisë.

Komisioni Evropian ka njoftuar se në negociatat mes Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës është arritur marrëveshje për shfrytëzimin e teknologjive të reja të sigurisë në automjete.

Në bazë të rregullave të reja,  në vendet anëtare të BE-së nga viti 2022 automjetet duhet të kenë të instaluar pajisjen shtesë të sigurisë, sikur frenat automatike për situata emergjente, kufizimin e shpejtësisë, sistemin e kontrollit të ngasjes në korsi dhe detektorin e gjumit, si dhe të kamerës me senzor për parkim, raporton Anadolu Agency, transmeton Indeksonline.

Në bazë të publikimeve thuhet se qëllimi i kësaj është që në masë të madhe të ulin numrin e aksidenteve.

Përveç kësaj, në automjete detyrueshëm do të instalohet kutia e zezë, e cila do t’i incizojë të dhënat gjatë aksidenteve, ashtu që më vonë të gjitha detajet më lehtë të analizohen./Indeksonline/