14:11 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / B O

Nga viti 2022, Gjermania ndalon përdorimin e qeseve plastike

Që nga janari i vitit 2022, Gjermania ka vendosur të ndalojë qeset plastike njëpërdorimëshe.

Sipas një ligji të miratuar në Bundestag, ndalimi përfshin qeset plastike me trashësi prej 15 deri në 50 mikrometra dhe qeset e holla plastike që gjenden në seksionet e frutave dhe perimeve.

Ministrja e Mjedisit, Svenja Schulze, deklaroi se në vend të qeseve plastike, shportat e pazarit dhe torbat e pëlhurës që mund të lahen janë alternativa të mira.

Fondi Botëror i Kafshëve të Egra (WWF) mbron pikëpamjen se ndalimi i qeseve plastike ka një kuptim simbolik. WWF kërkon që qeset plastike të përdorura gjatë bërjes pazar në Gjermani të zvogëlohen në të gjitha fushat, pasi përbëjnë një për qind të të gjithë përdorimit të plastikës në vend.

Pasi qeset plastike u bënë të pagueshme në vitin 2015 në Gjermani, përdorimi i qeseve u ul me 64 për qind.

Një person në vend përdor mesatarisht 24 qese plastike në vit. Plastika mund të tretet për 400 vjet në ujë dhe 800 vjet në tokë.