13:24 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nga viti i ardhshëm, mjekët marrin pagën me rritje

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka bërë të ditur se nga viti i ardhshëm, mjekët dhe stafi shëndetësor do të marrin pagën me rritje.

Në një postim në Facebook, Veseli ka përgëzuar ministrin e Shëndetësisë për punën që po bën në kthimin e besimit te qytetarët, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Veselit:

Mjekët dhe i gjithë stafi shëndetësor nga viti i ardhshëm do ta marrin pagën me rritje. Gjatë diskutimit që pata sot me drejtuesit e Sindikatës së Shëndetësisë, konfirmova se me një pako fiskale dhe Ligjin për Buxhetin 2019, do të përfshihet kjo rritje, por edhe investime të tjera që transformojnë gjendjen në sektorin e shëndetësisë.

Po ashtu, do t’i përgjigjemi një shqetësimi të infermierëve të ngritur nga kjo sindikatë. Shëndetësinë e kemi prioritet. Dua ta përgëzoj Ministrin Uran Ismaili dhe gjithë stafin shëndetësor për punën që kanë bërë dhe po bëjnë në kthimin e besimit të qytetarëve tanë në shërbimet publike shëndetësore./Indeksonline/

 

Temat: