18:41 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Ngacmoi gruan e mafiozit, vritet shqiptari në Itali

Një grua është shpallur në kërkim nga policia italiane, pasi mendohet se ka vrarë një shqiptar.

E ashtuquajtura “biondja” e cila mendohet se zbrazi armën drejt një shqiptari të shtunën e kaluar në San Donato di San Miniato në Itali, tashmë konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë.

Policia është duke gjurmuar për të kudo, sidomos në provincat e Firences, Pizës dhe Pistoia.

Dhe bashkë me ‘bionden’, po punohet edhe për gjetjen e anëtarëve të tjerë të bandës. Një prej tyre është arrestuar gjatë orëve të vona të së shtunës, pak orë pas ngjarjes që pak u përfundoi në një tragjedi. Në pranga ka rënë një 44-vjeçar italian, raportojnë mediat italiane.

Një nga hipotezat e vrasjes së 34 vjeçarit është se shqiptari ka ngacmuar gruan e një prej anëtarëve të bandës dhe, ky i fundit ka vendosur të ndëshkojë 34-vjeçarin. Shqiptari është ndaluar nga anëtarët e bandës në rrugën “Puccini”, teksa ishte duke lëvizur me makinën e tij tip “Lancia Y”.

Fillimisht, agresorët kanë goditur me shkopinj makinën e tij e më pas kanë dhunuar edhe shqiptarin. Ky i fundit, arrin që në një moment ti shpëtojë furisë së dhunës dhe të largohet. Pikërisht në këtë moment, biondja 40-vjeçare shkrepi pistoletën duke qëlluar me dy plumba.

Mësohet gjithashtu se agresorët të cilët e dhunuan para se biondja të qëllonte i përkisnin komunitetit rom.