10:43 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / k.v

Ngacmoi një femër, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti ka ngacmuar dhe ka shqetësuar një femër.

I dyshuari gjatë arrestimit ka rezistuar me ç’rast një zyrtar policor ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline/