21:56 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ngasësi vozit veturën me drita të fikura, shkakton rrezik në komunikacion (Video)

Rastet kur shoferët thyejnë rregullat e komunikacionit nëpër Kosovë, nuk janë më të pazakonta. Një gjë e tillë ndodhi edhe sonte në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Një lexues i portalit Indeksonline ka dërguar video ku shihet një veturë e llojit Golf 4, duke qarkulluar në këtë rrugë në orët e mbrëmjes.

Ajo që bie në sy është se vetura po qarkullonte me dritat e fikura prapa. Lexuesi ka thënë se vetura i doli përpara papritur dhe për pak të shkaktohej aksident, pasi vetura nuk vërehej.

Pos mosrespektimit për ndezjen e dritave, në media çdo ditë raportohet për shkeljen e rregullave tjera si tejkalimi, shpejtësia e madhe, ngasja në shirit të kundërt, parkimi në vend të ndaluar etj.

Po ashtu, muajve të fundit në Kosovë është shtuar dukshëm numri i aksidenteve të komunikacionit, që në shumë raste kanë qenë edhe me fatalitet si për ngasësit, pasagjerët apo edhe këmbësorët. /Indeksonline/

 

Temat: