21:18 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ngatërrimi i himnit shqiptar me të Andorrës, UEFA nis procedimin

Federata Franceze e Futbollit rrezikon që të dënohet me gjobë deri në 10 mijë euro, për gabimin e bërë në ndeshjen Francë-Shqipëri, e vlefshme për kualifikuese të Euro 2020. Sipas prestigjozes francezë, “L’Equipe” Komisioni Disiplonor i UEFA-s ka nisur një hetim, çështje e cila do të diskutohet në mbledhjen e ardshme të Komitetit që do të zhvillohet në datën 17 tetor.

Në ‘Stade de France’ në vend që të luhej himni i kombëtares shqiptare u luajt himni i Andorës, duke sjellë që ndeshja të nisë 7 minuta me vonesë. Futbollistët kuqezi refuzuan që të nisnin lojën, derisa u vendos himni shqiptar i Andorrës. 

Siç është bërë i ditur më herët, referuar medias sportive “RMC Sport” shkak është bërë një gabim në e-mail. Dhe përsa i përket himneve të skuadrave mike, shërbimet e Federatës Franceze të Futbollit i marin nga UEFA nëpërmjet shërbimeve postare. Por shërbimeve të FFF i kanë ardhru dy emaile sipas RMC Sport. Një për Shqipërinë dhe një për Andorrën pasi Franca të martën pret në të njëjtin stadium kombëtaren e Koldo Alvarez. 

Duket se në adresë të shërbimeve të FFF kanë ardhur dy emaile (shkëmbime postare) dhe për ironi të fatit është hapur himni i Andorrës dhe jo ai i Shqipërisë. Kjo ka ndodhur pasi në stafin e agjensisë ka pasur një moment konfuzioni dhe gabimi është kryer nga një person, cili gabimisht hapi himnin e Andorrës. Padyshim rastësisë nuk mund të justifikohet faji i FFF-së apo shërbimeve të saj dhe pse deri tani nuk është marë asnjë masë