20:27 / E Martë, 29 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Nget makinën dyfish mëshumë se sa ishte e lejuar në Gjakovë, i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit

Drejtuesit të automjetit që zhvilloi shpejtësi dyfish më të lartë se sa shpejtësia e lejuar i shqiptohet gjobë dhe i ndalohet drejtimi i automjetit në territorin e Republikës së Kosovës.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren), Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, me anë të laserit për matjen e shpejtësisë ka identifikuar një automjet i cili në segmentin e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 146 km/h.

Ndaj drejtuesit të mjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për një (1) vit.

Njoftimi i plotë:

Gjakovë 29 nëntor 2022

Me datën 28 nëntor 2022, në ora 18:55 gjatë realizmit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren), Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, me anë të laserit për matjen e shpejtësisë ka identifikuar një automjet i cili në segmentin e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 146 km/h.

Bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj drejtuesit të mjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për një (1) vit.

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë do të vazhdon me marrjen e masave preventive dhe ndëshkuese në vazhdimësi ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor.

Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe rregullat e komunikacionit rrugor në mënyrë që të jenë kontribues aktiv në rritjen e sigurisë në rrugë.