08:25 / E Enjte, 26 Maj 2022 / AR

Ngjarja historike që do t’i bashkoj Princin Harry dhe Meghan Markle me familjen mbretërore

Meghan Markle dhe Princi Harry nuk do t’i bashkohen familjes mbretërore për “Trooping the Colour”, por ata do të bashkohen me Mbretëreshën Elizabeth dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore për një ngjarje tjetër të rëndësishme.

Çifti do të udhëtojnë nga shtëpia e tyre në Kaliforni në Britani të madhe për të shënuar 70 vjetorin e monarkut në fron, ku pritet të marrë pjesë në Katedralen e Shën Palit me 3 qershor, transmeton Indeksonline.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë shumë pjesëtar të familjes mbretërore duke përfshirë këtu Princ Andrew.

Përveç kësaj, thuhet se Meghan e Harry mund të marrin pjesë edhe në ngjarje tjera të familjes mbretërore./Indeksonline/