23:58 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ngjarja tragjika: Fëmiu vdes brenda veturës në temperatura të larta

Një vajzë dy vjeçare ka vdekur si pasojë e temperaturës së lartë brenda në veturë derisa nëna e saj ishte në gjumin e mesditës.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në San Diego, Kaliforni ku një nënë kishte rënë në gjumin e mesditës dhe kishte thirr policinë për të lajmëruar zhdukjen e vajzës së saj, shkruan The Sun, transmeton Indeksonline.

Pasi që nënën e kishte zënë gjumi ajo ishte zgjuar dhe nuk e dinte se ku ndodhej vajza e saj, me ç’rast ka lajmëruar policinë se nuk mund të gjej vajzës.

Derisa ishte duke e kërkuar vajzën, nëna e saj e gjen vajzën e saj brenda veturës e cila ishte e parkuar në autostradë.

Deri më tani nuk dihet se sa gjatë ka qëndruar vajza brenda në makinë, por policia kur kishte arritur në ora 1 pasdite, vajza tashmë ishte e vdekur.

Policia deri më tani nuk ka thënë nëse nëna e ka lënë fëmijën brenda veturës apo edhe detaje të tjera, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./Indeksonloine/