75 Mall Live Search
21:13 / E Enjte, 10 Korrik 2025 / H F

Ngjarje e rëndë në lagjen e Spitalit, një person hidhet nga kati i 4-të i banesës

Para pak minutash, një incident i rëndë ka ndodhur në lagjen e Spitalit në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Vëllëzërit Asllani”.

Dyshohet se një person është hedhur nga një ndërtesë banimi, por ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente – përfshirë autoambulancën, Policia e Kosovës, si dhe Forenzika të cilët janë duke e hetuar rastin.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar lidhur me këtë rast.