09:24 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ngjarje e rëndë në Mamushë: Babai mbyt aksidentalisht fëmijën me traktor

Një fëmijë 10- vjeçar ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti. Kjo ngjarje tragjike ndodhi në fshatin Mamushë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar rastin, duke theksuar se fëmija ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios së traktorit, i cili po drejtohej nga babai i tij, raporton Indeksonline.

“Raportohet se i dyshuari, derisa ishte duke lëvizur me traktor me rimorkio, të ngarkuar me perime fëmija i tij, ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios. Viktima nga kalimtarët dërgohet në emergjencë ku mjeku konstaton se ai është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Krasniqi./Indeksonline/